Çmenduri! Presidenti i FIFA-s shtang botën, bën selfie me trupin e pajetë të Pele

Ceremonia mortore e Pele ka mbledhur shumë figura të njohura të futbollit botëror, të cilat janë bashkuar për të nderuar figurën e legjendës së futbollit.

I pranishëm ishte edhe Gianni Infantino, por presidenti i FIFA-s, u bë protagonist i padëshiruar me sjelljen e tij.

Infantino iu afrua arkivolit me trupin e të ndjerit dhe për çudinë e të gjithëve nisi të bënte selfie pranë tij.

Pak metra nga trupi i Pele, ai filloi të fotografohej duke qeshur me disa ish-futbollistë brazilianë.

Këto pamje janë publikuar nga dikush që ishte i pranishëm dhe kanë ngjallur reagime të mëdha.