Luiz Ejlli, banor i shtëpisë së “Big Brother VIP Albania, është kthyer në një prej personazheve më të dashur për publikun, të cilët nuk kanë nguruar ta shprehin hapur mbështetjen e tyre për të.
Madje një protestë me më shumë se 200 persona u bë në ndidhmë të tij pak ditë më parë përballë “Top Channel” pasi u tha se vuan nga një sëmundje.
Mirëpo duket se nuk mbaron me kaq.
Meridian Ramçaj ka zbuluar së fundmi në “RTV Ora” se hashtag-u i Luiz Ejllit ka arritut një numër të madh kërkimesh në “Google”.
Ai tregoi se në vetëm 20 ditë, hashtag-u Luiz Ejlli është kërkuar më shumë se 125 milion herë.
Gjithashtu, në rrjetin social TikTok, po i njëjti hashtag numëron më shumë se 300 milion shikime në total.
Duke konsideruar faktin se Luizi ka qenë jashtë tregut për më shumë se 15 vjet, këto statistika në një afat kohor kaq të shkurtër, janë mjaft “të frikshme”! /Lokimagazine.com