“Çmenduri” në gjyqin e Depp dhe Heard, gruaja hyn në gjykatë dhe i drejtohet aktorit: Ky është fëmija yt! (VIDEO)

Një incident ka ndodhur së fundmi në sallën e gjyqit mes ish çiftit, Amber Heard dhe Johnny Depp.

Një grua është paraqitur në gjykatë duke pretenduar se aktori është babai i fëmijës së saj.

“Johnny të dua, shpirtrat tanë janë të lidhur. Ky fëmijë është i yti”, ka thënë gruaja teksa mbante foshnjën në krahë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë seancës së pushimit. Kamerat televizive ishin fikur dhe kështu nuk e kapën momentin por gazetarët dhe fotografët ishin ende brenda sallës së gjyqit dhe ishin dëshmitarë të asaj që ndodhi.

Megjithatë, e gjithë kjo ngjarje duket se nuk ka qenë gjë tjetër veçse një shaka.

Gruaja është shprehur më pas se kishte qenë një ngjarje e planifikuar me burrin e saj. “Menduam se do të ishte qesharake”, ka thënë ajo.