Sot me rastin e 1 Qershorit Zaimina Vasjari ka organizuar një super festë, ku e ftuar ka qenë dhe Çiljeta Xhilaga me dy djemtë e saj.
Këngëtarja ka publikuar në rrjete sociale foto me vogëlushin e Zaiminës, Kamarin.
“Gezuar 1 qeshorin te dashur femije! Ju gezoft shpirti tere jeten! P.s:Mmeqe kapa nja 2 foto me kete yllin e Zaimines, Kamar, se ata dy kapsollat e mi nuk kapen”, ka shkruar Çiljeta.
Mirepo, një koment i Zaiminës ka marrë të gjithë vëmendjen. Ajo ka nxitur aludimet se Çiljeta mund të jetë në pritje të ëmbël.
“Gjithsesi une hunden ta kam kapur per goce dhe po pres”, i ka shkruar Zaimina.