Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga, prej shumë vitesh është në një lidhje dashurie me portierin e Partizanit, Alban Hoxha.
Ndërkohë, së fundmi në rrjet po qarkullon lajmi se dyshja e njohur kanë shtyrë dasmën dhe se nuk ndiqen më me njëri-tjetrin ne rrjetin social Instagram.
Menjëherë pas këtyre thashethemeve ka reaguar Çiljeta e cila nëpërmjet një postimi në Instastory ka shkruar se:
Ah ju keni luajtur mendsh nuk keni më ç’lajme të prodhoni dhe fut e bjer sajo mashtro.
Prej disa vitesh tanimë artistja bashkëjeton me sportistin e njohur.
Këngëtarja është bërë nënë për herë të parë në vitin 2013, e djalit Fernando.
Xhilaga mund të themi me plot gojën se është një nga këngëtaret me më shumë vite në tregun tonë muzikor dhe që ka arritur t’i mbijetojë kohës.
Ende sot e kësaj dite ka shumë interes kur këngëtarja publikon ndonjë projekt të ri, të cilat për hir të së vërtetës kohëve të fundit i ka patur të pakta