Cilësohet si “hipokrit”, bëhet virale videoja e Will Smith teksa tall një burrë pa flokë

Një shaka që ka bërë aktori i njohur Will Smith për një burrë pa flokë në vitin 1991 është bërë virale pas incidentit që ndodhi në “Oscars”.

Për ata që nuk e dinë (nuk besoj se ka njeri mbi tokë që nuk e ka marrë vesh akoma) prezantuesi Chris Rock u tall me kokën e gruas së Will, Jada Pinkett, duke e krahasuar atë me personazhin “GI Jane”.

Will qeshi në fillim,  por ndoshta kur pa reagimin e Jada-s, ndryshoi qëndrim. Ai iu afrua Chris, e goditi dhe më pas bërtiti:

Mbaje emrin e gruas sime larg nga gojës tënde”.

Batuta nuk është pritur mirë pasi arsyeja se pse Jada ka rruar flokët është sepse ajo vuan nga alopecia.

Pas kësaj ngjarjeje, “Twitter”-i ka ringjallur një klip nga një paraqitje e yllit të King Richard në “The Arsenio Hall Show në 1991”.

Protagonist është Smith, i cili është në fillim të të 20-ave, ku tallet me basistin John B. Williams.

Ai duhet të depilojë kokën çdo ditë. Ky është një rregull,” tha aktori.

Njerëzit shprehen me ironi se Smith duhet të komentojë pamjen e dikujt duke pretenduar se është një shaka por kur bëhet fjalë për atë dhe familjen e tij, nuk e lejon një gjë të tillë.

Kujtojmë që aktori kërkoi ndjesë publike duke thënë se sjellja e tij ishte e pafalshme.