Një shaka që ka bërë aktori i njohur Will Smith për një burrë pa flokë në vitin 1991 është bërë virale pas incidentit që ndodhi në “Oscars”.
Për ata që nuk e dinë (nuk besoj se ka njeri mbi tokë që nuk e ka marrë vesh akoma) prezantuesi Chris Rock u tall me kokën e gruas së Will, Jada Pinkett, duke e krahasuar atë me personazhin “GI Jane”.
Will qeshi në fillim, por ndoshta kur pa reagimin e Jada-s, ndryshoi qëndrim. Ai iu afrua Chris, e goditi dhe më pas bërtiti:
“Mbaje emrin e gruas sime larg nga gojës tënde”.
Batuta nuk është pritur mirë pasi arsyeja se pse Jada ka rruar flokët është sepse ajo vuan nga alopecia.
Pas kësaj ngjarjeje, “Twitter”-i ka ringjallur një klip nga një paraqitje e yllit të King Richard në “The Arsenio Hall Show në 1991”.
Protagonist është Smith, i cili është në fillim të të 20-ave, ku tallet me basistin John B. Williams.
“Ai duhet të depilojë kokën çdo ditë. Ky është një rregull,” tha aktori.
“He gotta wax his head every morning.” Now this is a video of Will Smith saying a joke about someone with Alopecia.
One reason I love the internet, it never forgets. pic.twitter.com/4OGlgSrcjA
— Peter O.K.H (@Peter_OKH) March 28, 2022
Njerëzit shprehen me ironi se Smith duhet të komentojë pamjen e dikujt duke pretenduar se është një shaka por kur bëhet fjalë për atë dhe familjen e tij, nuk e lejon një gjë të tillë.
Kujtojmë që aktori kërkoi ndjesë publike duke thënë se sjellja e tij ishte e pafalshme.