Selena Gomez dhe Zayn Malik në lidhje dashurie, ky është lajmi surprizë që sapo mori dhenë.
Thashethemet nisën pasi dyshohet se dyshja kaluan një mbrëmje romantike.
Një mikpritëse në një restorant të famshëm të Manhattan-it pa Gomez dhe Malik teksa hanin darkë së bashku.
“Askush nuk i vuri re ata përveç [zonjës]”, thotë Garcia për Page Six në telefon të premten, duke shtuar se restoranti është në Soho. “Ishte goxha publike, por … askush nuk kujdeset vërtet për njerëzit e famshëm në New York”
Sipas saj ata kanë hyrë në restorant për dore me njëri-tjetrin.
Dyshimet u shtuan edhe pasi këngëtari futi Selenën në mesin e 18 personave të vetëm që ai ndjek në Instagram.