Publikimi i një databaze me të dhënat e 530 mijë automjeteve në vend nxori në pah edhe llojet e makinave me të cilat preferojnë të lëvizin VIP-at shqiptarë.
Mjetet që ata kanë zgjedhur në pjesën dërrmuese janë ndër më të kërkuarat, por njëkohësisht edhe ndër më të shtrenjtat.
Këngëtarja dhe moderatorja Luana Vjollca ka në pronësi një “BMW X6” ngjyrë të kuqe, e cila ka një çmim që varion nga 65 mijë deri në 100 mijë euro.
Edhe motra e saj, Marina Vjollca, nuk mbetet mbrapa për sa i përket zgjedhjes së mjetit, pasi ajo ka në pronësi një “Mercedes Benz CLS400 D 4MATIC”, që në treg arrin një çmim deri në 150 mijë euro.
Jo pak e kushtueshme është makina që në pronësi këngëtarja Çiljeta Çilaga. Range Rover”-i i modelit “Evoque” që ajo nget ka një çmim që arrin nga 50 mijë euro deri në 150 mijë euro.
Këngëtarja dhe moderatorja Orinda Hysko ka në pronësi tri makina, ku më e shtrenjta është padyshim një “Mercedes Benz GLK 220 CDI 4matic”, vlera e të cilit në treg arrin deri një 130 mijë euro.
Ndonëse rroga e saj arrin afërsisht 1 milion lekë në muaj, moderatorja Arbana Osmani i ka besuar komoditen e saj të të udhëtuarit një mjeti si “BMW X5”, e cila në treg arrin në një çmim deri në 60 mijë euro.
Dy vëllezërit Romeo dhe Donald Veshaj, që mezi dallohen nga njëri-tjetri për ngjashmërinë e tyre, mesa duket, kanë preferenca të ndryshme për automjetet.
Romeo ka në pronësi dy makina relativisht të shtrenjta, si “Porsche Cayenne” dhe një “BMW K1200”, ndërsa Donaldi ka një “Mercedes Benz c 200 Bluetec” dhe “Fiat Multipla”.
Zgjedhje interesante duket se ka bërë Ermal Mamaqi, i cili përveçse disponon një super-Mercedez fuoristradë, ka blerë edhe një makinë sportive si “bombardier can am” ndërsa bashkëshortja e tij, Amarda Toska, ka në pronësi një “Renault captur”.
Por ka edhe nga ata VIP-a që kanë zgjedhur të shpenzojnë më pak për të pasur një makinë.
Kështu, këngëtari i njohur Flori Mumajesi ka zgjedhur markën e njohur italiane “Fiat” dhe modelin e saj “Bravo”, shumë e lirë në krahasim me ato të lartpërmendurat.
Po ashtu, makina të lira kanë zgjedhur edhe Gentjan Zenelaj apo moderatori Ledion Liço.
Duke u bazuar në databazën e shpërndarë në “WhatsApp”, producenti Turjan Hysko nuk disponon farë një të tillë, pavarësisht se në databazën e pagave të shqiptarëve ai rezultonte te më të paguarit, me një rrogë afërsisht prej mbi 1 milion lekësh.
Po ashtu, një automjet nuk e disponon edhe moderatorja Bora Zemani, pavarësisht se rroga e saj mujore, sipas databazës, ishte mbi 3 mijë euro në muaj.
Nga “Mersedez Benz”, “BMW X6” e “Range Rover”, cilat janë mjetet më të shtrenjta që përdorin yjet e showbiz it shqiptar! Lista, ja markat luksoze që qarkullojnë VIP-at në Tiranë!