Emri i Olsa Muhametit eshte lakuar pafund ne media gjate dy viteve te fundit e kjo per shkak te autoresise se programit me te suksesshem, “Per’puthen”.
Sigurisht qe Olsa ka patur edhe eksperienca te tjera ne televizion ose edhe ne ekran, per te cilat vendosi te fliste tani.
Me ane te nje pyetesori ne InstaStory, Olsa tregoi per punen e saj te pare e gjithashtu per pagesen e pare.
Autorja u shpreh se ne moshen 21 vjecare ka punuar tek “Tv Koha”, por pa pagese pasi ishte thjesht nje eksperience e shkurter.
E njejta gje ka qene edhe me punen ne “Vizion Plus” e me pas rrogen e pare prej 3000 lekesh te reja, Olsa e ka marre teksa punonte tek “Revista Kult”.