Çiifti i njohur jep lajmin e ëmbël, në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku

Dy këngëtarët e famshëm, Big Sean dhe Jhené Aiko, do të bëhen prindër.

Lajmin e ka konfimruar Page Six dhe një përfaqësues i Aiko tha:

“Çifti janë shumë të lumtur dhe presin me padurim këtë kapitull të ri!”

TMZ ishte e para që publikoi fotot e çiftit në Beverly Hills, Kaliforni, të shtunën, ku Aiko dukej qartë shtatzënë me një fustan gri të ngushtë dhe shapka të bardha.

Big Sean ishte pranë saj, i veshur me një bluzë, pantallona, kapele dhe atlete.

Ky do të jetë fëmija i parë për Sean dhe i dyti për Aiko. Këngëtarja ka një vajzë 13-vjeçare, Namiko Love, me këngëtarin O’Ryan.

Siç dihet, Sean dhe Aiko filluan së pari të takoheshin në vitin 2016, por u ndanë në vitin 2019 përpara se të riktheheshin sërish një vit më vonë.