Çifti i njohur i showbizit bëhen prindër të një djali, zbulojnë emrin e veçantë

Çifti i njohur, Sharna Burgess dhe Brian Austin Green janë bërë prindër të një djali.

Profesionistja e “Dancing With the Stars” solli në jetë fëmijën e saj të parë, më 28 qershor.

Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë ajo, me anë të një foto të postuar në Instagram, ku ka shkruar: “Zane Walker Green 28/06/2022 ora 12:12. Zemra ime tani është përgjithmonë jashtë trupit tim.”

https://www.instagram.com/p/CfcsFa1pMPx/?utm_source=ig_embed&ig_rid=beb1233e-6bb2-4e36-8226-de3079bad5e6

Ardhja e vogëlushit shënon fëmijën e parë për Burgess dhe të pestin për Green.

Aktori ka djemtë Noah, 9 vjeç, Bodhi, 8 vjeç dhe Journey, 5, me ish-bashkëshorten Megan Fox. Ai është gjithashtu baba i Kassius, 20 vjeç, me ish të dashurën Vanessa Marcil.