Reperi i njohur shqiptar, Buta, prej kohësh është i martuar me vajzën që quhet Fjolla, e cila ka zgjedhur të mos jetë personazh publik, përvece me dy apo tre foto të postuara nga reperi në rrjetet sociale.
E duket se historia e tyre e dashurisë tashmë po shkon në një tjetër nivel, pasi Buta dhe bashkëshortja e tij do të bëhen prindër për herë të parë.
Mësohet se ata kanë vendosur të zgjerojnë familjen dhe Fjolla është në pritje të ëmbël, madje është parë edhe në ambientet e maternitetit të Prishtinës, bashkë me Butën, me barkun e rrumbullakosur.