Afrimiteti i krijuar mes Diolës dhe Xhonatanit po komentohet si një lidhje e re në horizont nga banorët e tjerë të shtëpisë.
Dyshja u panë shumë pranë njëri tjetrit gjatë provës javore dhe u vu re një kimi mes tyre.
Xhonatani ishte banori i vendosur nga publiku për të lënë shtëpinë mbrëmjen e djeshme, por rikthimi i tij me anë të biletës së fatit, u pa si një mundësi e mirë për të vazhduar afrimitetin me Diolën.
Por, çfarë mendon për këtë gazetari dhe miku i Xhonit, Artion Vreto?
“Do doja ta përdorte këtë gjë(lidhjen me Diolën) sepse publiku dhe media telenovela duan. Është një lojë marketingu dhe mirë do bënte. Por, duke e njohur Xhonatanin e di që nuk do ketë asgjë. Sepse ai nuk i bën gjërat pa i ndjerë. Nuk ecën me strategji. Patjetër që mund të ketë diçka, por ne analizojmë ato që shohim jashtë“- tha ai.