Aktorja e njohur, Arjola Demiri, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku tregoi se çfarë po ndodh me shtëpinë e dhuruar nga Top Channel teksa ajo ishte në “Big Brother VIP”.
Ish-banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, u shpreh se përtej zërave, nuk vihet në diskutim gjiganti mediatik që ma bëri këtë dhuratë.
“Shtëpia është e mjaftueshme, është në ndërtim. Jam shumë krenare për televizionin që punoj. Jam shumë, shumë falënderuese për dhuratën fantastike që më kanë bërë “Big Brother” dhe Top Channel”, tha Arjola.
Kjo e fundit shtoi se qëllimi i saj në BB VIP ishte pikërisht që të fitonte dhe të investonte për të blerë shtëpi.
“Jam shumë e lumtur, në mëndje kam të gjitha detajet për arredimin. Me bebat po mendojmë për ngjyrat si do e lyejmë. Është shumë emocionuese kjo pritja, por kam të gjithë kohën për të menduar për të gjitha”, përfundoi aktorja e njohur.