Fifi është padyshim një prej artisteve më të suksesshme dhe më të njohura shqiptare.
Këngëtarja nga Ferizaj edhe gjatë kësaj periudhe mbetet e angazhuar me projekte dhe koncerte të shumta.
Në jetën personale na tregon vazhdimisht se është mëse e lumtur me partnerin e saj të zemrës Adisin, teksa dhe në muzikë vjen shpesh me projekte të reja muzikore.
Vetëm pak më parë Fifi ka habitur ndjekësit me një shprehje që ka postuar në ‘Instastory’, duke treguar në një farë mënyre se gjërat nuk po shkojnë ashtu siç duhet për këngëtaren.
“Zot bëje hajër se m** e bëj vetë”, shkruan kengetarja.
Le te shpresojme qe nuk ka te beje me Adisin apo te jete ndonje problem serioz.