Afrona Dika dhe Blero i kanë dhënë fund beqarisë në shtator të vitit 2019 duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, me një dasmë e cila u organizua në Shëngjin.
Dyshja kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes sa i përket lidhjes së tyre ku së fundmi kanë ngritur disa pikëpyetje pasi duket se dyshja vazhdojnë të jetojnë njëri në Zvicër e tjetri në Kosovë.
Ndjekësit që janë të vëmendshëm në çdo detaj kanë vënë re se fotografia e fundit që Blero ka postuar me Afronën është para më shumë se shtatë javëve.
Në anën tjetër në profilin e Afronës, foto e saj e fundit me Bleron është ajo e bërë para 30 javëve.
Afrona këtë foto e ka shoqëruar me thënien “Luani im”, por që edhe kjo foto, sipas asaj që është shkruar lart, daton shumë më përpara.
Më parë çifti kishte thënë se pandemia kishte bërë që ata të jetojnë për një kohë të gjatë larg njëri-tjetrit, për shkak të rregullave strikte të Covid.
Mirëpo, teksa Blero është i angazhuar me muzikë dhe lanson këngë herë pas here, Afrona vazhdon ta luajë rolin e influencierës së udhëtime, duke pozuar vende luksoze që ia vlen të vizitohen.
Kjo ka bërë që disa media në Kosovë të fillojnë thashethemet që çifti mund të jenë duke kaluar në krizë apo thjesht po shijojnë lidhjen larg rrjeteve sociale.