Një javë më parë Bora Zemani iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Vetë moderatorja e bëri të ditur këtë duke postuar video nga spitali dhe duket se shumë shpejt u rikuperua.
Edhe pse pati aludime të shumta lidhur me shkakun e ndërhyrjes kirurgjikale të moderatores, “Prive” ka mësuar se Bora i është nënshtruar një ndërhyrjeje në abdomen.
Dy ditë pas operacionit Bora u rikthye në “Përputhen” dhe gjatë kësaj jave prezantoi e ulur në karrige.
Ndërkohë, djali i saj festoi 7-vjetorin dhe ndryshe nga vitet e tjera ishte larg nënës së tij, pasi moderatorja ndodhej në spital.
Bora, me anë të një postimi në “Instagram” ka zgjedhur kujtimet e tyre për të uruar të birin, teksa i shpjegon se festën e ditëlindjes do ta shtyjnë pak ditë. Ajo i drejtohet të voglit të saj si një djalë i rritur që e kupton situatën.
https://www.instagram.com/p/CXZReBoNsMk/?utm_medium=copy_link
