Modelja ruse Ariana Lirey dhe rreperi Don Xhoni i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Dukeshin shumë të dashuruar, por postimet e fundit në Instagram me temën e ndarjes së tyre kanë “vjellë” mjaftueshëm vrer.
Ariana i ka kërkuar Don Xhonit pak ditë më parë të mos luajë rolin e viktimës, ndërsa së fundmi ajo ka treguar më e qetë arsyen e ndarjes nga rreperi.
“Të dashura media. Përpara se të shkruani për ndonjë gjë, jeni të sigurt për atë që shkruani 100 për qind. Ndarja jonë ishte vendimi i ynë, ose i imi. Për dikë është e rëndësishme jeta familjare, fëmijët dhe shtëpia, për dikë tjetër makinat, karriera dhe femrat. Ne jemi njerëz dhe të gjithë jemi të ndryshëm. As ai dhe as unë nuk jemi njerëz të këqij. Mos flisni keq as për atë e as për mua. Do të gënjeja nëse do të thosha që jam mirë. Jo, por do të përpiqem. Në fund, çdokush do të jetë i lumtur,” u shpreh modelja duke konfirmuar se ka qenë mospërputhja e prioriteteve ajo që ka sjellë ndarjen mes çiftit.
Ariana u shpreh se vendimin për t’u ndarë e ka marrë ajo.