Çfarë jua tërheq më shumë vëmendjen kur kërkoni për një dashuri të re? Dikë që ka humor, është inteligjent, tërheqës?!
Ka shumë karakteristika që mund t'i shtojmë kësaj liste, prandaj është më e thjeshtë të flasim për ato që pëlqehen më pak. Cilat karakteristika nuk do të doje tek partneri yt?
7 tiparet më pak të pëlqyera i gjeni në vijim!
1. Jo-ambicioz
Të pavendosurit dhe partnerët që s'kanë një qëllim të caktuar thjesht nuk janë tërheqës. Për shumë njerëz, një partner jo ambicioz është i padëshirueshëm, veçanërisht nëse bëhet fjalë për lidhje afatgjata. Në lidhjet rastësore, njerëzit i kushtojnë më pak vëmendje ambicies pasi nuk do të ndikojë tek asnjë vendim i tyre në të ardhmen.
2. Të qënit armiqësore
Të bësh sjellje prej harbuti, të qëndrosh gjithë koëhs i ngrysur apo tendecioz me të tjerët, nuk është ndonjë karakteristikë që të bën për vete nëse je duke kërkuar për një partner potecial. Psikologjikisht, njerëzit e perceptojnë të qënit i largët dhe armiqësor si tipar aspak tërheqës.
3. Jo-higjenikët
Njerëzit tentojnë t'i mbajnë larg vetes njerëzit e pistë, të çrregullt apo që bien aromë të keqe. Si për burrat ashtu dhe për gratë ky ishte nga faktorët që i distancon menjëherë nga njeriu përballë.
4. Arroganca
Kur vendos të shohësh për një partner afatgjatë, e mira është ta lësh egon pas dore. Njerëzit nuk janë të interesuar të qëndrojnë me dikë që është arrogant megjithëse është vënë re se për burrat ky tipar është më pak i rëndësishëm si në lidhjet afatgjata ashtu dhe ato rastësoret.
5. Të ngjiturit
Partnerët që janë 100% të varur nga tjetri, janë fare pak të dëshirueshëm për një lidhje, veçanërisht kur bëhet fjalë afatshkurtra. Njerëzit kanë tendencën ta shohin dikë shumë të ngjitur si “problem” dhe jo si partner.
6. Jo-tërheqës
Eshtë e kuptueshme që njerëzit të duan partnerë tërheqës. Të qënit jo-tërheqës është një tipar potencial që ndikon negativisht kur jemi duke zgjedhur për një partner. Për gratë të jenë me dikë jo-tërheqës është tipar që e vënë më shumë re në lidhje të shkurtra, rastësore.
7. Të qënit abuziv
Karakteristika numër 1 që as burrat dhe as gratë nuk e duan në asnjë lloj lidhjeje!
Burimi: Psychology Today