Çfarë ndryshimi drastik! Look-u i ri i Shawn Mendes kritikohet keq nga fansat

Vit i ri, paraqitje dhe stil i ri për Shawn Mendes.

Pas disa viteve paraqitje me një stil flokësh me onde, këngëtari i njohur ka befasuar me look-un e ri.

24 vjeçari tregoi transformimin e tij ndërsa po dilte nga një kafene në Los Angeles dhe i la fansat e tij të shokuar.

Në mediat sociale ka pasur reagime të shumta rreth look-ut të kanadezit dhe fatkeqësisht fansat, sidomos vajzat, nuk e kanë pritur dhe aq mirë.