Efi Dhedhes, konkurrentja e BBV Albania, prej ditësh i është ankuar disa banorëve të shtëpisë se nuk ndjehet mirë dhe shpesh ka humbje të ekuilibrit.
Duke u bazuar në shenjat që shëndeti i Efit ka treguar, banorët aluduan se ajo mund të jetë duke vuajtur nga veshi i mesëm, i njohur ndryshe si vertigo, problem i cili të jep ndjesinë e humbjes së ekuilibrit ose çrregullimit të orientimit në hapësirë.
Kështu, gjatë mbrëmjes së djeshme, Efi është dërguar nga produksioni jashtë shtëpisë për të bërë kontrollet mjekësore.
Mjekja tregoi se tensioni dhe rrahjet e zemrës së Efit rezultuan normale, kështu që ajo çka ia shkaktoi Efit këtë gjendje është veshi i mesëm.
Efi është kthyer mbrëmë në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka marrë përkujdes prej disa banorëve, të cilët i dhanë ushqim dhe i qëndruan mbi kokë duke i ofruar çfarë kishte nevojë.