Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, ka bërë një deklaratë të papritur në rrjetet sociale duke thënë se ka nevojë për një psikologe.
Reperi ka ndarë një status në Instagram ku thjesht ka bërë një kërkesë për të gjithë ndjekësit e tij.”Kam nevojë për një psikologe,“-shkruan ai.
Nuk mund të themi me siguri nëse reperi po ironizon, po jep ndonjë mesazh apo po kërkon vërtetë një psikologe.
Në një kohë kur shëndeti mendor po merr gjithnjë më shumë rëndësi e vëmendje, statusi i tij duhet vlerësuar.