Çfarë ndodhi? Semi Jaupaj shprehet e penduar për ndryshimin e fundit në pamje!

Pas daljes së saj nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ajo e “Big Brother VIP”, Semi Jaupaj u kthye më fuqishëm se kurrë në muzikë.

Ajo publikoi “Mos u kthe” dhe ‘Ani‘, dy këngë që u pritën mjaft mirë nga publiku që nga çastet e para të publikimit dhe që numërojnë miliona klikime.

Gjatë kësaj vere Semi vendosi që të bënte një ndryshim drastik në ‘look-un e saj’. Bukuroshja njihej për flokët e saj të gjata natyrale, por para pak muajsh ajo vendosi që të kishte një pamje shumë më ndryshe, duke i prerë ato të shkurtra dhe me baluke.

Mesa duket Semit nuk i pëlqen më ky ndryshim dhe mund të themi se në postimin e fundit shprehet e penduar.

“Se di a me pelqejne me floket e shkurtra”, shkroi ajo te cilen e shoqeri me nje emoji konfuz.

https://www.instagram.com/p/Cj8Rk_kDiKv/?utm_source=ig_embed&ig_rid=c0d214c5-a82e-4507-87d0-d43e0e905f04