Çfarë ndodhi pas spektaklit? Keisi shpërthen në lot, mohon lidhjen me Lorencin (VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme Lorenc Hasrama i suprizoi gjithë banorët, e jo vetëm, pasi kishte pohuar në dhomën e rrëfimit një romancë të shkuar me Keisin.

Këngëtari tregoi se lidhja e tyre nuk ka zgjatur më shumë se një muaj, pasi më tej gjithçka ka mbetur në një raport shoqëror.

Kjo deklaratë bëri që të gjithë banorët t’i ktheheshin kundër, duke u cilësuar si një gjest të ulët për të kërkuar vëmendje, ndërsa Keisi ishte ajo që mbeti pa fjalë.

Mirëpo, pas spektaklit ajo shpërtheu në lot teksa fliste me Luizin.

Keisi u shpreh se ka dalë shumë shëmtuar nga gjithë kjo situatë e madje mohoi se mund të ketë patur një lidhje me Lorencin.