Ashtu si në sezonin e kaluar, edhe këtë sezon të “Big Brother VIP” është hapur “Kutia e Pandorës”.
Ashtu siç dihet tashmë, personi që vendos ta hap kutinë, do të ketë një të mirë për të por edhe një të keqe për një apo disa prej banorëve të tjerë.
Ka qenë Armaldo Kllogjeri banori i parë për këtë sezon që ka “inaguruar” “kutinë e Pandorës”.
Teksa maestro hapi kutinë, atij iu dhanë dy bileta VIP për të parë një ndeshje të Kombëtares, ndërsa si dënim, ai duhet të zgjidhte 4 banorë për t’ju hequr të drejtën e nominimit.
Banorët që ai zgjodhi për t’iu hequr të drejtën e nominimit ishin: Valbona, Nita, Diola dhe Bjordi.
Mirëpo menjëherë pas zgjedhjes së maestros, Valbona është parë mjaft e revoltuar. Ajo kërkoi një shpjegim nga maestro se pse zgjodhi pikërisht atë për t’ia hequr të drejtën e nominimit.
Teksa maestro nuk pati një arsye bindëse sipas Valbonës, kjo e fundit shtoi se Armaldo jo vetëm që e ka “sulmuar” disa herë gjatë puntatave të kaluara por vendosi ta quajë heqjen e nominimit si “xhelozi artistike”.
Mirëpo, në orët e para të mëngjesit të sotëm, nga debati me Armaldon dhe “sulmet” e tij, Valbona është parë mjaft e prekur, aq sa po bënte gati dhe valixhen me rroba për tu larguar nga shtëpia e BBV.