Eno Popi ishte i ftuar mbremjen e djeshme ne “Goca & Gra”, ku nder te tjera u pyet per debatin mes Valbona Selimllarit dhe Bora Zemanit gjate puntates se shkuar ne “Dancing with the stars”.
Ky debat nisi pas ankesave te konkurrenteve per jurine, kur Valbon Selimllari tha se ata shohin ne “YouTube” performancat e kuruara nga produksioni e ne kete moment nderhyri Bora, e cila tha se produksioni nuk “mban asnje me hater.”
Persa i perket kesaj situate, Eno u shpreh se Bora vepron mire qe shpesh u del krah konkurrenteve, mirepo per debatin ai tha se “askush nuk kishte asgje me askend”.
Me tej duke folur per bashkepunimin e tij me Boren, Eno tha se eshte shume i kenaqur dhe se Bora eshte shume njeri mirekuptues.
“Bora eshte nje vajze me te cilen thjesht kisha nje njohja rastesore, pikat e takimit kane qene shume te rralla. Kam gjetur nje njeri shume bashkepunues, shume mirekuptues, e cila praktikisht eshte shume e qarte ne gjerat qe ben. Ku ka me mire se te gjesh dike qe eshte i qarte me vete”-tha Eno.