Çfarë ndodhi me projektin në Top ChanneI? Einxhel Shkira tregon planet për një program në Kosovë

Gjatë pjesmarrjes së saj në edicionin e parë të “Big Brother VIP” Einxhel Shkirës iu premtua një program në Top Channel.

Tematika e programit kishte të bënte me ardhjen në ndihmë të vajzave që duan të realizohen në jetë, bursa dhe pavarsinë e grave pa mbështetje.

Vitin e kaluar Einxhel tregoi se programi do të startonte në shtator, mirëpo duket se për shkak të shtatzënisë u detyrua të shtyhej.

Tashmë ka kaluar disa kohë që programi ende nuk po realizohet, ndaj kanë nisur dyshimet nëse premtimi është mbajtur apo jo nga ana e produksionit.

Mbrëmjen e djeshme Einxhel ishte e ftuar së bashku me Dagzin në “Zemër Luana”, ku u pyet edhe për projektet e saj të ardhshme.

Ajo tregoi se projekti që të gjithë e kanë pritur do të vijë së shpejti, mirëpo përgjigjia e saj nuk ishte premtuese përsa i përket kanalit televiziv se ku do të transmetohet.

“Ekziston mundësia dhe e një projekti në Kosovë , por do shikojmë kush do të ofrojë më shumë lekë”- tha Einxhel.