Çdo foto e Genta Ismajlit nga shtatzënia është fshirë disa orë më parë nga llogaria e saj në Instagram. Diçka e tillë i habiti të gjithë dhe fansat filluan të pyesnin çfarë mund të kishte ndodhur.
Këngëtarja nuk i la të vazhdonin për shumë gjatë aludimet, pasi ka shpjeguar edhe arsyen pse fotot janë fshirë.
Genta tregoi në një postim në Instastory se llogaria e saj është keqpërdorur dhe jo vetëm që janë fshirë disa nga fotot, por shumë njerëz kanë marrë mesazhe nga më të ndryshmet, për të cilat ajo kërkoi ndjesë.
Megjithatë, fatmirësisht Instagram ii Gentës është rikthyer sërish me ndihmën e disa miqve.
“Pas një problemi me Instagram, ku më saktë instagrami im është keqpërdorur dhe janë fshirë disa nga fotografitë e mia dhe shumë njerëz kanë marrë mesazhe nga më të ndryshmet, unë ju kërkoj falje për çdo mesazh që keni marrë gjatë kësaj kohe.
Faleminderit miqve të mi që më në fund ma kthyen instagramin. Me dashuri, Genta”, ka shkruar ajo në postimin në Instastory.