Çfarë ndodhi me Fifin: Produksioni i ‘Big Brother VIP’ tregon çfarë nuk u transmetua

Prej disa ditësh, në rrjete sociale qarkullonin aludime nga njerëzit, të cilët shkruanin se pak orë pas spektaklit të të shtunës, dy kanalet e “Big Brother” në Digitalb fokusuan vetëm pjesën e jashtme të shtëpisë, fill sapo diçka kishte ndodhur me Fifin. Çfarë nuk u transmetua?

Në mbrëmjen e sotme, moderatorja Arbana Osmani sqaroi se pas spektaklit, Fifi kishte pësuar një shok emocional dhe gjendja e saj ishte përkeqësuar.

Arbana u shpreh se përpara hyrjes në “Big Brother VIP”, Fifi kishte folur për problemet e saj me shëndetin mendor dhe kishte kërkuar që të mos fliste për to.

Arbana shtoi se për të respektuar vendimin e Fifit, produksioni vendosi që të mos transmetonte pamjet kur Fifi nuk ishte mirë.

Gjatë spektaklit të ditës së sotme, Fifi u shpreh se ndihej më mirë dhe i kërkoi falje familjarëve.

Referuar pamjeve, shkaku i gjendjes së Fifit ishte deklarata e Granitit, sipas të cilës ai e shihte atë vetëm si motër.