Debati i ashpër mes Luizit dhe Armaldos ka shkaktuar një gjendje aspak të mirë tek Kiara, duke qenë se ata kanë qenë dy njerëzit e saj më të afërt në shtëpi.
Ditën e sotme ajo është përpjekur të qetësojë Luizin, duke i kërkuar mos t’i kthehet më kundër Armaldos.
Mirëpo, duket se ai është revoltuar shumë nga qëndrimi i Kiarës aq sa i është kthyer me tone të larta si asnjëherë më parë.
“Na lër rehat“- i tha ai Kiarës tek hoqi krahun me forcë.
https://www.instagram.com/reel/CozvdB_rro0/?igshid=YmMyMTA2M2Y=
Me të ndodhur kjo ngjarje, Kiara ka qëndruar larg Luizin për orë me rradhë, ndërsa më pas ata patën një diskutim ku ajo i doli krah Armaldos: “Nëse merresh me të, do flasim bashkë!”.
Kujtojmë se debati mes Armaldos dhe Luizit ndodhi për shkak se ky i fundit u shpreh se tenori po i servilosej Oltës pasi u vu në dijeni të zarfit të kuq.
Olta është shprehur disa herë se nëse do të ketë në dorë tre nominime, ajo do të zgjedhë Luizin, Kiarën dhe Armaldon.
