Konsiderohet si një nga lojëtarët më të fortë në “Big Brother VIP”, mirëpo Luizi ka edhe momentet e tij të dobëta.
Mëngjesin e sotëm këngëtari ka marrë pak kohë për të ndejtur vetëm në oborr, ku është parë me lot në sy për disa minuta.
Nuk dihet arsyeja përse Luizi ka shpërthyer në lot, mirëpo nëpër komente të shumta nga ndjekësit thuhet se malli për nënën dhe të afërmit ka bërë që ai të jetë i ndjeshëm.
Luizi është një prej banorëve i cili ende nuk ka marrë një surprizë apo të ketë takuar një prej të afërmve të tij brenda shtëpisë.