Çfarë ndodhi? Ledri Vula përfundon në spital, Sara qëndron krah tij! (Foto)

Një postim i pak momenteve më parë në Instagram i Sara Hoxhës ka shqetësuar fansat e reperit Ledri Vula.

Në foton e Instastory shihet krahu i artistit, lehtësisht e dallueshëm nga tatuazhet e tij, i lidhur me vigonin e një serumi.

Vetë Sara nuk ka bërë me dije pse i është dashur Ledrit të marrë trajtim mjekësor, ndërsa bashkangjitur me foton shkruan vetëm “Duke u bërë më mirë.”

Ajo që është e sigurtë është se Sara është dhe do të jetë gjithmonë aty për t’i shtrënguar dorën, edhe në ditët më të vështira.

Ditën e djeshme çifti u pa nën shoqërinë e vëllezërve Veshaj, me siguri do jenë të ftuar në emisionin e tyre, megjithatë nga ana Ledrit nuk ka pasur asnjë të dhënë apo informacion se ka pasur ndonjë problem shëndetësor.

I urojmë reperit shërim të shpejtë dhe shpresojmë mos jetë asgjë serioze.