Kohët e fundit këngëtarja e njohur, Fjolla Morina ka qenë në qendër të mediave rozë e shumë komentuar për lidhjen e saj me biznesmenin Fisnik Syla.
Një lidhje kjo që u kurorëzua në martesë por që për pak kohë përfundoi gjithçka.
Së fundmi, ashtu si vetëm ajo di bukuroshja ka tërhequr sërish vëmendjen duke u përfolur si për një lidhje të re ashtu edhe ka qenë kryefjalë e portaleve pasi u dyshua se është arrestuar sërish.
E teksa me anë të një postimi ku iu kundërvu portaleve që spekuluan për të, këngëtarja duket se i vuri ‘pikat mbi i’ lidhur me këtë çështje.
Mirëpo, përpos jetës publike, duhet të kuptojmë se dhe personazhet publikë kanë jetën e tyre personale që herë zgjedhin ta tregojnë e herë jo.
Me anë të dy Instastory-ve të fundit, Fjolla na ka treguar se ndodhet në spital me një serum të vendosur, teksa vajza e saj e vogël i qëndron te koka duke e masazhuar.
Përpos faktit që është një video shumë prekëse, ne urojmë që ajo të mos ketë asgjë serioze.