Ish banorja e “Big Brother”, Xhensila Pere opinioniste ne emisionin “Love Story Talk” ka vendosur t’i drejtohet ligjerisht drejtesise pas debateve qe ka patur me Robert Aliajn, nje tjeter opinionist i ketij programi.
Xhensila eshte shprehur se nuk e kupton cfare roli ka ne program Robert Aliaj, duke theksuar dhe njehere se fyerjet si fillim ai i nisi nepermjet nje statusi ne rrjete sociale e deri ne nje deklarate te “shemtuar” se fundmi.
“Nuk e di këtij zotërisë në çfarë roli duhet t’i drejtohem, sepse nuk e di ai zotëria në çfarë roli ndodhet këtu. Në rolin e babait, opinionistit, apo gjykatësit?
Sa i përket fyerjeve non stop që kanë nisur me një status dhe përfundojnë me këtë deklaratë shumë të shëmtuar dhe nuk e kuptoj se ku do të ulet më shumë ai zotëri, në nuk e kam fuqinë për ta bërë, kështu që ua kam kaluar organeve kompetente të cilët falë zotit në 2022 kemi ligje që mbrojnë kur një personazh publik fyhet dhe denigrohet figura e saj publikisht.
Sot e kam me figurë dhe me emër e mbiemër që dikush më ofendon dhe cënon”, u shpreh Xhensila.
Epo, na ngelet vetem te presim dhe te shohim se si do perfundoje kjo situate mes dy opinionisteve.