Pas disa ditë të ëmbla dashurie me Vivien, e cila së fundmi doli nga shtëpia e Big Brother Vip Kosova, Getinjo si duket po përballet me disa probleme shëndetësore.
Ka qenë vet reperi që e ka zbuluar se ka probleme me shëndetin duke publikuar një foto i shtrirë në spital.
“1 grip i keq ish tu u sill, po te lodhke teper”, ka shkruar Geti në Instagram.
Kujtojmë se sa i përket lidhjes me Vivien, çifti festuan Shën Valentinin e parë se bashku para dy ditësh, ku kanë postuar foto nga një ambient romantik.
“Përgjithmonë”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë reperi në postim.
Vivi ndërkohë është duke qëndruar këto ditë në Kosovë dhe akoma pas largimit nga Big Brother nuk ka shkuar në Tiranë.