Një ngjarje e rëndë e ndodhur në qytetin e Aachen në Gjermani ka tronditur opinionin publik ditët e fundit.
Një 28-vjeçare shqiptare, Jetmira Beka,u masakrua me thikë në një parkim.
Mediat e huaja shkruajnë se autori i ngjarjes së rëndë është ish-bashkëshorti i saj, një 37-vjeçar po me origjinë shqiptare nga Mitrovica.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:00 të pasdites së të shtunës 20 maj. Autori është vetëdorëzuar në polici pas ngjarjes së rëndë, ku ka rrëfyer përpara hetuesve krimin.
Lidhur me këtë ngjarje të frikshme ka reaguar edhe moderatorja e njohur Fjoralba Ponari. Teksa ka publikuar lajmin në Instagramin e saj, Fjoralba shkruan se ka frikë për të sjellë në jetë një vajzë, që nesër mund të vritet nga shoqëria.
“Nuk di ç’të them, përveç se më ka hyrë në palcë frika, që të sjell një vajzë në jetë nesër, në një shoqëri qe vetëm i cungon e vret çdo ditë! Ngushëllime familjarëve”-shkruan ajo.
Nga ana tjetër Einxhel ka bërë edhe ajo një deklaratë në InstaStory, ku i shpreh ngushëllimet famijes së vajzës që “nuk pranoi t’i nënshtrohej dhunës”.
“Mirdita shqipëtar nga nje tjetër mashkull me “burreri dhe autoritet”!! Ngushellime familjes së Jetmirëes!! Ngushëllime dhe një tjetër familjeje që humben vajzen e tyre se nuk pranoi t’i nënshtrohej dhunes!!”- shkruan Einxhel