Bora Zemani është shumë aktive në rrjetet sociale aty ku zbulon detaje nga përditshmëria apo projektet e saj, por edhe për denoncimin e rasteve si ky i sotmi.
Ditën e sotme moderatorja publikoi një video teksa një vajzë i vodhi telefonin një mikes së saj.
Përmes një postimi të gjatë Bora ka bërë thirrje publike për vajzën duke i kërkuar të kthejë telefonin ose në të kundërt do t’ia publikojë fytyrën në rrjetet sociale.
“Ky është veprimi më i turpshëm që mund të bëj dikush! Shoqes time i ra telefoni në rrugë kur po futej në makinë dhe ndërkohë që ishte brenda tek makina gri që duket në video, kalon kjo vajza tjetër, e merr pa pikë turpi, kthen edhe koken të shohi a e ka parë njeri, dhe duket qartë që e ka telefonin në duar pastaj. Të gjithë pamjen shoqja ime e pa nga makina. Ktheu makinën dhe e ndaloi vajzen pak më poshtë duke e pyetur nëse mori një telefon në tokë. Dhe vajza prap pa pikë turpi tha “jo, me kontrollo. Dhe pak shpejt të lutem se jam vonë për punë!” Aq sa shoqja ime u ndje në turp të kembëngulte më shumë dhe po dyshonte tek vetja se mos po e akuzonte kot. Ndaj hapëm kamerat tonat dhe të bizneseve të tjera aty afër dhe ja ku është… na vjen turp ne që e shohim!
E tregova me detaje jo sepse është problemi tek një telefon por tek gjesti i shëmtuar! Të marrësh dicka që NUK ESHTE E JOTJA. Dhe për më tepër ta gënjesh në sy të zotin. Ndaj pamjet do të shkojnë në polici dhe nëse vajza nuk kthen menjëherë telefonin aty ku e ka marrë unë do të publikoj edhe fytyrën e saj!”