Dyshja Bashkim- Alvisa arriten te dilnin çift me njeri tjetrin nga programi, pas gjithe perpjekjeve per te qene bashke, duke permendur ketu edhe skandalit e Hysenit dhe Alvises, ku kjo e fundit u rikthye ne program vetem per te rifituar Bashkimin.
Lidhja e tyre vazhdoi edhe pak kohe pas largimit nga programi, por duket se tashme dyshja i kane dhene fund lidhjes se tyre.
Ishte Bashkimi ai qe e lajmeroi kete ndarje me ane te nje postimi ne InstaStory, ku shume qarte shkruante se nuk eshte me me Alvisen.
Ai nuk jep nje arsye konkrete por shpjegon se i vjen keq qe gjerat shkuan keshtu, e gjithashtu i uron Alvises gjithe te mirat ne jete duke u shprehur se nuk ka per t'i hedhur kurre poshte ato qe kane kaluar bashke ne program.
Mirepo, edhe pse ky ishte nje lajmerim “paqesor” duket se ndarja e tyre nuk ka qene e atille, pasi dyshja nuk ndiqen me as ne rrjetet sociale.
Nese do e kishin mbyllur kete marredhenie me paqe, atehere pse duhet te mos vazhdonin te ndiqeshin ne Instagram vetem per respektin ndaj njeri tjetrit?