Duket se problemet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” për banorët, nuk kanë fund.
Pas rastit të Gjon Karricës, i njohur ndryshe si “Lugati”, i cili pësoi sulm epileptik teksa ndodhej ende në reality show, një tjetër banor ka shfaqur probleme shëndetësore.
Bëhet fjalë për Atdhe Xharavinën, i cili i është bashkuar emisionit ditët e fundit. Teksa po diskutonte me Andin dhe Artanin, Atdheu dha detaje mbi shëndetin e tij, ku tregoi se iu desh të bënte kontrolle mjekësore.
https://www.instagram.com/reel/CoHhK9nJp73/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=loading
Përsa i përket rastit të përmendur më sipër në lidhje me Gjon Karricën, pak ditë më parë burime për “Indeks Online” treguan se pas disa kontrolleve, Gjoni rezultoi pozitiv me Hiv-Aids. U desh reagimi i Klan Kosova që të mohonte këtë lajm.
“Nuk ka ndryshuar as trajtimi dhe as gjendja e pacientit, Gjon Karrica, kurse konfirmojmë se gjendja e të njëjtit është stabile. Ai është duke vazhduar trajtimin në Klinikën Infektive. Kërkojmë që të gjithë t’i referohen vetëm informatave zyrtare dhe për çdo gjë të drejtohen në zyrën për informim në ShSKUK”, është theksuar nga Klinika Infektive për Klan Kosovën.