Ditën e djeshme banorët e “Big Brother VIP” u vunë përpara ‘sfidës së rezistencës’, ku duhet të mbanin shtypur një buton për aq gjatë sa të mundeshin, në të kundërt skualifikoheshin nga loja.
Në pamundësi për të kryer nevojat personale, Armaldo dhe Luizi gjetën një mënyrë alternative për të urinuar, duke u mbuluar me batanije përpara gjithë banorëve të tjerë.
Mirëpo kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Kiarës e cila debatoi me Luizin, por ai e mohoi se e kishte bërë me të vërtetë një veprim të tillë pasi, siç u shpreh ai, donte vetëm të provokonte banorët.
Ndonëse jo Luizi, Maestro që e bëri me të vërtetë veprimin u kryqëzua nga një pjesë e audiencës dhe e banorëve të tjerë.
Ditën e sotme, teksa ishin ulur në oborr Efi i ka treguar Luizit se Kiara kishte qarë për gjestin e Maestros, pasi sipas saj nuk duhet ta ulte veten në atë mënyrë.
Moderatorja e konfirmoi se vetëm ishte prekur, jo që kishte qarë, pasi sipas saj e vlerëson Armaldon dhe diçka të tillë nuk e pranon tek ai as për lojë.
Por Luizit nuk i ka ardhur aspak mirë për faktin që Kiara është prekur, tek iu drejtua: “Nuk ke qarë një herë për mua, qan për Maestron”.