Albano Bogdo aktori i dashur i humorit duket se do të heqë dorë nga ekrani.
Prej shumë vitesh atë e kemi parë në programe si “Apartamenti 2XL” dhe së fundmi edhe në “Klanifornia”.
Megjithatë duket se aktorin nuk do ta shohim më si pjesë e programeve humoristike, madje as edhe e televizionit. Ka qenë pikërisht aktori ai që ka ndarë këtë lajm nëpërmjet një postimi në instastory.
“Duke ju falenderuar te gjitheve per komplimentat por edhe per verejtjet gjate ketyre 12 viteve, po ju njoftoj terheqjen time te perjetshme nga ekranet.”
Albano nuk dha më shumë detaje se cila arsye e coi drejt këtij vendimi.