Mëngjesin e sotëm Antonela e ka pyetur Donaldin se si ndihet pa Semin brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”.
“Edhe keq edhe mire. Më vjen keq se e di sa e donte këtë gjë”, është shprehur Donaldi.
Antonela ka vazhduar ta pyes se për çfarë ndihet mirë dhe ai ka shtuar sepse nëse do të ishte brenda shtëpisë do të ndihej shumë në siklet.
Pas këtij momenti Donaldi shtoi se Semi nuk ka bërë lojën e tij, por të sajën.
“Kushedi çfarë mund të jetë bërë jashtë”, ka aluduar Donaldi në bashkëbisedim me Antonelën, e cila i pohoi se imagjinonte një “hallakamë” të vërtetë.