“Çfare kane kengetaret e tjere me shume se mua?!” -Lindita flet pas komenteve per kenges e saj

Kane kaluar shume pak dite qe nga publikimi i kenges se pare te Lindites, ish konkurentes se Perputhen 40+, ku si gjithmone priten te dyja llojet e komenteve, pozitive dhe negative.

Teksa ishte e ftuar ne nje interviste per “Abc e pasdites” ajo u ka kthyer pergjigje gjithe komenteve negative, apo edhe artisteve te tjere te mirefillte.

Ajo u shpreh se secili ka riskun e tij ne jete, dhe nje kenge e Lindites nuk mund te “trembte” asnje nga artistet shqiptare pasi ata duhet te kene sigurine e vete ne muzike.

Gjithashtu Lindita tha se kurrsesi nuk i ve re komentet negative dhe do te vazhdoje te kendoje deri sa te kete deshire ajo, pa u ndikuar nga askush.

Jo vetem kengetare, por Lindita do te guxoje t’i hyje dhe aktrimit pas nje propozimi qe ka marre.