Historia e dashurisë mes Elhaida Danit dhe Ledian Agalliajt ka qenë ndër më të komentuar e kohëve gjatë programit “Dancing with the stars”.
Dyshja bënë bujë me lidhjen e tyre që për publikun ishte e papritur dhe u përballën me kritika pasi pretendohej se balerini nuk kishte përfunduar ende lidhjen e kaluar kur nisi romancën me këngëtaren.
Megjithatë dyshja shprehën hapur ndjenjat dhe vazhduan të lumtur me njëri-tjetrin, duke sqaruar se nuk kanë thyer asnjë kod moral.
Dedikimet e dashurisë nuk munguan as në rrjetet sociale, por ajo çka ra në sy është se ata nuk ishin bashkë për ditën e të dashuruarve.
Këngëtarja duket se e ka kaluar një pjesë të ditës së Shën Valentinit me shoqen e saj. Këtë gjë e ka treguar vetë Elhaida përmes rrjeteve sociale, ndërsa nuk ka ndarë asnjë foto dhe asnjë urim për Ledianin.
E njëjta gjë shihet edhe në Instagram-in e Ledianit, ku nuk ka asnjë urim për Elhaidën.
Kjo ngriti dyshimet e ndjekësve për një krizë mes tyre, por nuk mund të thuhet me siguri pasi ata vazhdojnë të ndjekin njëri-tjetrin dhe fotot e përbashkëta janë ende në profilet e tyre.