Një nga banorët pjesmarrës në “Big Brother VIP 2” është edhe djali i Robert Aliajt, Kristi Aliaj.
Mirëpo duket se i ati nuk ka qenë fort dakort me pjesmarrjen e Kristit në këtë format e këtë gjë e shprehu vetë së fundmi.
“Djalit i kam thënë që nuk është për ty ai format ku do të bëhesh pjesë. Nëse do futeshin personazhe që kanë përgjegjësi për publikun, formati merr vlerë’, tha Aliaj.
Kujtojmë se ditën e sotme Kristi është vënë në qendër të vëmendjes nga Kejvina dhe Mikela.
Dy vajzat po e ngacmojnë dhe provokojnë gjithë kohën edhe pse ai ka bërë me dije pak ditë më parë se është në një lidhje me dikë jashtë shtëpisë.