Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Çfarë është ‘twin flame’: 8 shenja që e keni gjetur ‘gjysmën tuaj’

LokimagazineLokimagazine29 August, 2023
Mundësitë që të keni lexuar diku në internet temrin “twin flame” janë të larta. Për shembull Megan Fox, në podcastin “Give Them Lala…With Randall” në korrik të një viti më parë, e përshkroi marrëdhënien me reperin Machine Gun Kelly si “twin flame”.

“Që në momentin e parë që isha në një dhomë me të dhe e përshëndeta dhe pashë sytë e tij, e dija menjëherë që ai ishte ‘twin flame’. Ne jemi dy gjysma të të njëjtit shpirt,” tha ajo.

Po çfarë është ky term? A është i njëjtë me “shpirtra binjakë” (soul mates)? Jo, ndonëse shpesh ngatërrohen dhe përdoren me të njëjtin kuptim. “Twin flame” ka kuptimin e “pasqyrë e shpirtit” ose “gjysma tjetër” e një personi. Eksperti i marrëdhënieve Todd Savvas, në një intervistë për Bride, e përshkroi këtë marrëdhënie si “një shpirt i ndarë në dy trupa”.

“Kur krijohet një shpirt, ai ndahet në dy pjesë, pasqyra të njëri-tjetrit, që vazhdimisht dëshiron të rilidhet,” shpjegoi ai.

Gjysma tjetër – qëllimi

“Qëllimi i zbulimit të gjysmës suaj është që të shpejtoni rritjen, të shëroni plagët, të hiqni bllokimet dhe të shkoni drejt dashurisë së vërtetë. Për më tepër, këto marrëdhënie mund të jenë tepër sfiduese sepse hedhin dritë mbi pasiguritë dhe frikën tuaj më të thellë dhe që të ndodhë kjo rritje shpirtërore, është e vështirë,” shpjegoi ai.

Ndër të tjera, ai theksoi se marrëdhënie të tilla nuk janë vetëm të natyrës romantike. Ato gjenden shpesh midis miqve. Savvas vëren, “mendja dëshiron ta lidhë marrëdhënien me një histori romantike, kur gjithçka funksionon më lehtë. Në të vërtetë, kjo marrëdhënie është krijuar për të provuar dhe zhvilluar kuptueshmërinë për veten dhe energjinë tuaj.”

“Gjysma tjetër”  vs Llojet e tjera të marrëdhënieve

Savvas tha se marrëdhëniet me një “gjysmë tjetër” janë të ndryshme nga të tjerat, sepse ato janë unike. “Meqenëse është në të vërtetë shpirti juaj i ndarë në dy forma fizike, ajo ndryshon nga marrëdhëniet e tjera sepse është një lloj lidhjeje dhe udhëtimi që nuk mund të ndahet me askënd tjetër në Tokë – ju keni vetëm një gjysmë tjetër.”

Që të bëni dallimin me “shpirtin binjak”, eksperti sugjeron që të mendoni sikur secili shpirt ka një melodi të caktuar. Shpirti binjak ka një melodi të ngjashme me tuajën, ndërsa “gjysma tjetër” ka të njëjtën melodi.

Shenjat që keni gjetur një person i cili mund të jetë gjysma juaj

1. Njohje e menjëhershme dhe tërheqje intensive: Kur e keni takuar, ka patur një ndjenjë të menjëhershme njohjeje dhe tërheqje të fortë. Që në atë çast, lidhja juaj është forcuar.

2. Sinkronizmi: Keni një ndjenjë që është gjithmonë në sinkron. Keni një “busull” të përbashkët, moral dhe interesa të ngjashme. Zbuloni shumë përvoja të ngjashme në të kaluarën.

3. Emocione intensive: Çdo ndjesi – si e mirë ashtu edhe e keqe – duket njësoj e fortë për të dy.

4. Pasiguri dhe dyshime të amplifikuara: Ashtu si emocionet amplifikohen, ashtu ndodh edhe me pasiguritë, frikën dhe dyshimet tuaja. Mos harroni se gjysma tjetër ka për qëllim të tregojë gjërat që ju pengojnë, në mënyrë që të punoni përmes tyre dhe të jeni më të fortë.

5. Ndjenja e tërheqjes ndaj personit tjetër: Marrëdhënia është magnetike. Që në momentin që takoheni, ndiheni të tërhequr në mënyrë të pashpjegueshme nga personi tjetër. Mund të jetë tërheqje seksuale, ose jo. Ndonjëherë është vetëm dëshira për të qenë pranë tij/saj.

6. Marrëdhënia e trazuar: Ndonjëherë janë marrëdhënie kaotike, që vjen si pasojë e faktit që duhet të përballeni me pasiguritë dhe të zotëroni gjërat që nuk ju pëlqejnë te vetja.

7. Herë jeni mirë, herë jo: Emocionet e forta mund të jenë dërrmuese.

8. Frymëzoheni për të qenë një njeri më i mirë: Qëllim i kësaj marrëdhënieje është që t’ju shpalosë potencialin e pashfrytëzuar. Kjo marrëdhënie ju shtyn të jeni më të mirë, të shfrytëzoni mundësitë dhe të arrini qëllimet që gjithmonë keni ëndërruar. “Ky udhëtim kërkon rritje shpirtërore,” thotë Savvas. Pa rritje, është e pamundur të kalosh frikën dhe gjithçka tjetër që na pengon. Të paturit një person të tillë pranë të ndihmon të jesh një version më i mirë i vetes.

Related Posts

Kim Kardashian gjobitet nga policia e Los Angelesit, u kap në makinë me…

16 November, 2024

Zbulimi i laboratorit të sofistikuar të kokainës, ja kush janë të arrestuarit (EMRAT)

16 November, 2024

Albërije Hadërgjonaj zbulon detaje nga dasma e Lori Hoxhës: “S’kisha parë ndonjëherë diçka të tillë”

15 November, 2024

“E shpifur”- Kiara tregon ushqimet që Luna i urren me këtë video

15 November, 2024

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

E dhunoi në sy të familjes, zbulohet shkaku i sherrit të rëndë në Ksamil

Dafina Zeqiri reagon ndaj ndjekëses që e kritikoi për lindjen e Daskanit (Foto)

Dafina Zeqiri zbulon kuptimin e emrit të djalit të saj, Daskan

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.