Çfarë e bëri të dashurohej me Luizin? E zbulon Kiara!

Padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania” janë në qendër të vëmendjes.

Banorët po përfliten kudo në rrjet, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Ata do të bëjnë një program radiofonik nga shtëpia gjatë ditës së sotme.

Luizi dhe Kiara kanë qenë të parët që e kanë hapur programin dhe tema e tyre ka qenë per lidhjet e dashurisë mes banorëve të BBV1 dhe BBV2.

Të dy kanë diskutuar lidhjet e krijuara brenda dhe vazhdimin e tyre jashtë shtëpisë së BBV, ndërsa një moment Kiara ka treguar edhe se çfarë e bëri atë të dashurohet me Luizin.

“Më ke kapur në pikën e dobët sepse njerëzit që kanë humor me bëjnë të ndihem mirë dhe ti kishe shumë humor dhe ishe i vendosur në gjerat që doje, e dije se çfarë doje dhe jo i lëkundur dhe kjo më bëri të dashurohesha me ty…”

Kiara është në nominim direkt këtë javë bashkë me partnerin e saj Luiz Ejlli dhe gazetarin Bledi Mane.