“Çfarë do Donaldi këtu?”, Bes Kallaku gjen sozinë e aktorit në “Conference League” (Foto)

Bes Kallaku ka publikuar një video të Dj që performoi mbrëmë në finalen e “Conference League” në stadiumin Air Albania.

Mirëpo, ajo që ka rënë në sy të aktorit është ngjashmëria e DJ me Donald Veshaj.

“Heuu Donaldi”, thotë Besi.

“Po Donaldi çfarë do këtu?”, shton më tej me shaka.

Artisti shihet i veshur me një bluzë të bardhë, kapele blu dhe syze. Dhe Donaldi njihet për natyrën sportive dhe shpeshherë shfaqet me kapele në kokë.

A ju duket se ngjasojnë?