Duket se banorët e “Big Brother VIP” nuk ‘vënë mend’ edhe pse Vëllai i Madh nuk ndalon së i dënuari për shkeljet e njëpasnjëshme të rregullave.
Së fundmi një tjetër zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë vip.
Këtë herë shkaltar ka qenë Maestro, i cili është hedhur në pishinë me mikrofon.
Ai ka dëmtuar mikrofonin dhe duke thyer kështu një nga rregullat kryesor të Vëllait të Madh.
Si pasojë ai iu ka hequr të drejtën e fjalës të gjithë banorëve nisur që nga momenti që lexohet zarfi dhe deri tek “Talent Show” që kanë për të zhvilluar të shtunën e spektaklit të madh.
Jo të gjithë banorët kanë arritur t’a realizojnë 100% këtë dënim, ndaj se sa do të jetë perfitimi nga buxheti do të mbetet për t’u parë në spektaklin e ardhshëm.
https://www.instagram.com/reel/Cn7ZbY_OSh6/?igshid=YmMyMTA2M2Y=